Top Channel/ Përmbyset autoboti, vdes 24-vjeçari, aksident fatal në aksin Lushnjë-Berat
10/10/2024 22:58

Një i ri rreth 24 vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Lushnje-Berat. Viktima Petro Piti ishte duke drejtuar një autobot të mbushur me naftë kur u përplas me një mjet bujqësor që drejtohej nga Albert Toska, 41 vjeç, pranë fshatit Kashtë-Bardhë. Pas përplasjes traktori përfundoi i copëtuar në kanal ndërsa autoboti u kthye mënjanë në krahun e shoferit duke e zënë drejtuesin poshtë në tokat bujqësore. Banorët e zonës kanë dëgjuar zhurmën e fortë dhe shkuan të parët për ti dhënë ndihmë të aksidentuarit. Sipas dëshmitarëve në vend ngjarje drejtuesi i mjetit bujqësor ishte gati në frenim, por nuk kishte të ndezur asnjë sinjalistikë ndriçuese prapa mjetit. 41 vjeçari Albert Toska ishte duke pritur gruan për ta edhe atë në traktor, por kur ka parë autobotin që po vinte me shpejtësi, ai është hedhur nga mjeti i tij. Viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë të madhe në asfalt . Nga frenimi autoboti ka dale nga rruga kryesore dhe u përmbys në tokat bujqësore duke marrë me vete dhe shkulur nga toka edhe 100 metër karrexhatë metalike anësore. Dyshohet se viktima ka parë me vonesë traktorin nga errësira dhe pavarësisht frenimit ai nuk e shmangu përplasjen. Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, policia e Lushnjes, zjarrfikes dhe një mjet bujqësor janë perpjekur të nxjerrin viktimën nga mjeti i cili e kishte zënë poshte me shpresën se ishte gjallë. I riu është dërguar në spitalin e Lushnjes, por nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit bujqesor për ta marrë në pyetje rreth aksidentit. Aksi rrugor Lushnje - Berat është kthyer në një pikë të rrezikshme aksidentesh për shkak të mungesës së ndriçimit dhe daljes së mjeteve bujqësore në rrugë.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA