Top Channel/ Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
12/11/2023 13:58

Katërmbëdhjetë anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike (KFOR) që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë, janë përkujtuar sot në një ceremoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Ceremonia është mbajtur pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës, ku ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott tha se kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën. “Faleminderit që jeni sot këtu gjatë kësaj dite që mund të përshkruhet vetëm si një ditë e motit britanik, e cila pjesërisht ndjej se sigurisht po ndodh për të mirëpritur trupat tona britanike që janë këtu si pjesë e rezervës strategjike të KFOR-it, shumë krenarë që i kemi me ne sot në atë që është gjithmonë një ngjarje shumë e veçantë për ne, është një ngjarje e veçantë për mua personalisht, një ngjarje e veçantë për ambasadën tonë dhe ju falënderoj që jeni këtu për ta bërë atë një ngjarje të veçantë për të gjithë ne që po marrim pjesë”, tha ai. Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se forcat britanike kanë bërë shumë për Kosovën gjatë luftës, e veçanërisht në fazën e çlirimit të Kosovës, paqes dhe sigurisë. “ Sot në ditën e përkujtimit të ushtarëve dhe oficerëve britanik të rënë apo që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, kujtojmë gjithë mundin dhe sakrificën dhe angazhimin e forcave britanike në të gjitha fazat e zhvillimit të vendit tonë, veçanërisht në fazën e çlirimit të vendit tonë dhe në fazën e ruajtjes së stabilitetit sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Britania e Madhe vazhdon të luaj rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit tonë dhe në mbështetjen e vendit tonë në promovimin si në aspektin ndërkombëtarë, gjithashtu edhe në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë ,” vijoi ai.

Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA