Përkrahja e dhënë studenteve gjatë protestave mbarëkombëtare të shtatorit të kaluar, të cilat shpërthyen pas vdekejs së 22 vjecares Mahsa Amini në paraburgim, i kanë kushtuar vendin e punës 10 profesorëve në Iran. Pak javë para përvjetorit të vdekjes që ngriti në këmbë vendin, Hamideh Khademi dhe Ameneh Aali, dy profesoresha nga Universiteti Allameh në Teheran, u shkarkuan përmes telefonit, ndërsa Këshilli i Studentëve i Iranit njoftoi edhe largimin e disa profesorëve të tjerë nga Fakulteti i Letërsisë në Universitetin e Teheranit.