Top Channel/ Përgjimet zbardhin vrasjen/ Bisedat në SKY, zbulojnë rrjetet e drogës Greqi-Shqipëri
06/12/2024 20:18

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluar ditën e djeshme. Në operacionin jane arrestuar dhjetra persona ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në hetim janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë, disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale. Ata ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme. Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro. Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri. Gjatë bisedave janë zbardhur edhe vrasje të ndodhura në shqipëri.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA