Top Channel/ PËRGJIMET/ Si Suel Çela përdori gjyqtaren për të dënuar me 25 vite burg rivalin!
27/11/2024 17:11

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një bisedë të shkëputur nga dosja, Suel Çela i shkruan bashkëpunëtorit të tij Klaus Matishit se ka kërkuar që gjykata të japë dënimin jo më pak se 25 vite burg për Astrit Sinanaj, anëtari i grupit rival. “Ne duam që ta dënojë 25 e sipër dhe të jetë i papërdorshëm akti i ekspertimit. Ded, ja bana të qartë i vë bombën në shtëpi kush e ndihmon…ma rënd se kaq ça ti thoja…o Ded erdhi tani Landi vet këtu te un…jam burrë më tha s’jam legen të kam than para 2 mujsh ka maru ky muhabet…thuja Fates…nesër janë për vendim…27 thuj Fates…Ded thuj Fates për ne s’ka rëndësi asgjë tjetër përveç ekspertit nul dhe dënimit 25 e sipër…”. Në dosjen e SPAK, thuhet se nga konteksti i bisedave Suel Çela ka ndikuar mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Elbasanit ndaj të pandehurit Astrit Sinanaj i akuzuar për vendosjen e lëndëve plasëse në mjetin e shtetasit Fuad Verzivolli i njohur në këto komunikime me emrat “Miri” dhe nofkat “tenja” dhe “Mir tenja”. Marjus Lulaj dyshohet se jo vetëm është këshilluar dhe dakortësuar me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ka marrë pjesë në këtë proces në cilësinë anëtarit të trupit gjykues. Pajtime Fetahi ka koordinuar dhe orientuar Marjus Lulaj për veprimet që duhen bërë në këtë gjykatë, por dhe me anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Në një nga bisedat Suel Çela shprehet se njërin prej gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan e ka kërcënuar duke i thënë “do të çoj te raviku i thash”, “u sh*rru nbrek”, “e kuptova tha e mora mesazhin“. Referenca për emrin Ravik dyshohet së ka të bëjë me shtetasin Ravik Gurra i ekzekutuar në Elbasan më datë 22.03.2019. Gjatë datës kur është zhvilluar seanca, ka qenë Megi Fetahu, vajza e gjyqtares e cila e ka informuar Klausin se dënimi ndaj Astrit Sinanajt do të jepet 25 vite burg. Pra, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka dhënë dënimin prej 25 vite burg për të pandehurin Astrit Sinanaj, duke konfirmuar shkallën e dënimit të cilën vetë Suel Çelaj kishte kërkuar me ngulm tek trupa gjykuese, e përbërë nga Pajtime Fetah, Taulant Tafa dhe Zihni Shahu. Në mbrëmje Sueli komunikon me Metin Mehja të cilit i shkruan “...ai Sinani që vuni bombën Mirit u paketua 25 e dënun…ne pam vidjot që dolën te vrasja ati mirit te autostrada…dhe është po ky Sinani qe e ka vra me 100%…po lëviz gurët t’ja fus nvesh dhe për atë çështje është po ai 100%…pse ti lëm rop q**…”. Pasi iu plotësua “dëshira”, Suel Çela kërkon që t’i bëjë një dhuratë gjyqtares sepse ajo nuk pranonte para dhe për këtë, komunikojnë me vajzën, Megin. “Dhe më tha ça duhet ti bëjmë ndonjë dhuratë se lekë nuk merr. Ti them ti marrë një apple të madh për në zyrë dhe një nga ato mek për shtëpi”-i thotë bashkëpunëtori i Çelës vajzës së gjyqtares. “Asgjë, ça i duhet ça thua. Jo zemër mos i thuaj. Nuk bëhet fjalë se thotë ia kërku kjo. Se unë i thash do të ta blej për ditëlindje. Nuk bëhet fjalë, se mendon që kam thënë unë’-i përgjigjet vajza e gjyqtares. Mbas insistimit të Klausit për ofrimin e një dhurate për Pajtime Fetahun, vajza e saj Megi Fetahu shkruan, ...jepi lek… dhe Klausi e pyt për ta konfirmuar, …Ti japi lek?… Megi i shkruan,… po ti po mthu ca ti blej, unë s’di qe ti duhet gjë, por do ta pys”.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA