Top Channel/“Për ty hidhem në zjarr”/ Zbardhen përgjimet e vajzës së gjyqtares me Çelën: Mami…
27/11/2024 18:26

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg. Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës. Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2030, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela. Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit. Megi shprehet se e ëma i kishte thënë që “ata të marrin vetëm kur kanë hallet e veta dhe nuk çojnë një fjalë nëpërmjet Renatos që u gëzuan ose të falenderojnë. “Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario, “u gëzova”- tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario, tha, unë në Tiranë i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tiranë tako Gencin iki në Tiranë. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bërë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushëririn ia bëra. Për Rukën. Bej amnistinë e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”-janë shqetësimet e gjyqtares që Megi ia përcjell Klausit. Ky i fundit i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vetë është mërzitur me Marion pasi ky i fundit ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe. Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e Sky Ecc, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falënderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA