Top Channel/ PE e KE arrijnë marrëveshjen për Kosovën: Liberalizimi “bëhet fakt”!
14/12/2022 21:23

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi është përcjellë përmes një deklarate për shtyp të PE-së. Në 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të bllokut europian ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Europian. Në emër të Parlamentit Europian, negociatat i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, eurodeputeti holandez Thijs Reuten. “Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi europian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024”, thuhet në njoftim. Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza ne territorin e bllokut europian. Tani, sipas Reuten, në në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Tani ujdia duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare. Pas kësaj konfirmohet nga Këshilli i BE-së. Kjo marrëveshje konsiderohet sukses i Presidencës Çeke të Bashkimit Europian. Pamjet: AFP

Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA