Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01/2025 18:26

Kreu i PD, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë draftin e KQZ nëse nuk pranohet kërkesa e tyre që emigrantët të votojnë pa pasaportë biometrike. Nëse kjo nuk pranohet, Berisha paralajmëroi organizimin e demonstratave pranë ambasadave dhe institucioneve të tjera. PD kërkon që të zgjatet vlefshmëria e kartave të skaduara dhe të votojnë emigrantët që kanë dokumente biometrike të një shteti të huaj. Berisha: Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep. Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave. Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit. Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës. Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë. Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës. Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë. Do kushtëzoni kërkesën tuaj me votën në Kuvend për draftin që ka ardhur nga KQZ? Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në Parlament nëse mohohet kjo. Nëse Parlamenti sanksionon praktikën e mohimit të votes së ⅔ të shqiptarëve, ne nuk e pranojmë këtë. Ne po dërgojmë ligjin në Parlament i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Praktika tjetër është praktikë ndëshkuese. Njëri vëlla që ka një letërnjoftim shqiptar voton, vëllai tjetër që nuk e ka nuk voton. Rrezikon PD të kthehet në minuese procesi? Berisha: Minuese e procesit është PS që i lejon vetes të marrë një vendim përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces.

Top News- Berisha zbulon rrogën si President: Merrja 16 euro
24/01 20:29
Top News- ‘Jahtet po përfitojnë nga Shqipëria’, Berisha: Ju tregoj si po dëmtohen shqiptarët
24/01 20:28
Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01 19:35
Top News- Berisha nuk do paraqitet në SPAK/ Prokuroria i pranon kërkesën, takime zyrtare në Gjermani
24/01 19:06
Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01 18:26
Top News – Ambasadori i ri italian. Zyrtarizohet i besuari i Giorgia Melonit në Tiranë
24/01 17:54
Top Channel/ Lëvizja e fundit! Rrezikohet pakti PS-PD, Berisha zbulon qëndrimin
24/01 15:11
Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA