Mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 568 të arrestuar për vepra të ndryshme penale ishte bilanci i punës i policisë së shtetit vetëm në një muaj. Në12 qarqe të vendit Policia ka kryer 73 operacione, 10 prej tyre u finalizuan në bashkëpunim me vendet e tjera, për kapjen ose ekstradimin e personave të cilët kishin një urdhërarrest ndërkombëtar. Po ashtu një pjesëtari të një grupi kriminal i janë sekuestruar 19 prona.