Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. 35-vjeçari Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.