Trupat e para ukrainase kanë nisur të përdorin armët kundratanke të gjeneratës së re, të dërguara nga Britania, për të forcuar mbrojtjen e Kievit, teksa Rusia po vazhdon të grumbullojë forca në kufij. Gati 40 ushtarë morën pjesë në kursin pesëditor e më pas, ata janë shpërndarë në disa njësi për të stërvitur dhe trupat e tjera.