Top Channel/ Pankarta dhe qirinj, protestë paqësore nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”
07/05/2022 22:17

Nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”, në qytetin e Durrësit po zhvillohet protesta e heshtur pranë komisariatit të policisë ku të rinj me pankarta në duar janë vendosur para godinës policore. Ata kanë ndezur qirinj për humbjen e jetës brenda dhomave të sigurisë në komisariatet e policisë. Pas vdekjes së dyshimtë të Ilvi Metës në ambientet e brendshme të komisariatit të Kavajës më 4 maj, komisioni i rithemelimit kërkoi që demokratë dhe qytetarë në të gjithë vendin të protestojnë paqësisht para komisariateve të policisë në mbrojtje të jetës. Pasditen e vonë të 4 majit në dhomën e sigurisë së komisariatit të Kavajës u gjet i varur 31-vjeçari Ilvi Meta, i arrestuar për vjedhje. Vdekja e tij është vënë në dyshim nga familjarët që nuk pranojnë versionin e vetëvarjes, ndërsa kërkojnë të shohin pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar ç’ka ndodhur brenda komisariatit ku Meta kaloi orët e fundit të jetës. Ndërkohë nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja erdhi si pasojë e neglizhencës në kryerjen e detyrës nga 3 punonjësit e policisë ndaj të cilëve deri tani rëndon akuza e ”shpërdorimit të detyrës”. Të shtunën gjykata vendosi masën e sigurisë ”arrest në burg” për të dy efektivët që kanë deklaruar se e kanë bërë kontrollin fizik të Metës gjatë shoqërimit dhe arrestimit të tij. Edhe oficeri i policisë ka deklaruar se ka bërë shënim në librin e dorëzimit për ta pasur nën mbikëqyrje të arrestuarin, por kjo nuk e ka parandaluar pasojën fatale, vdekjen e tij.

Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
Top News- Rekrutonin vajza nga jashtë për prostitucion/ Arrestohet 40-vjeçarja turke
24/01 13:40
Top News- 38-vjeçari nuk ‘zë mend’/ Arrestohet për vjedhje, i dënuar edhe më parë
24/01 13:32
Top News- Parneriteti me Izraelit për QSUT/ Rama: Do përfitojmë si dhe do kursejmë të ardhura
24/01 13:23
Top News- ‘Izraeli po i kthen borxhin shqiptarëve’, Rama: Kemi bërë shumë për hebrenjtë
24/01 13:22
Top News- Investime në QSUT, kryeministri Rama: Mjekët që e meritojnë do trajnohen në Izrael
24/01 13:22
Top News- ‘Grup kriminelësh’, Rama tek Onkologjiku: Parneritet me spitalin e Izraelit
24/01 13:17
Top News- ‘QSUT do të ngrihet në tjetër nivel’, Rama: Bashkëpunim me miqtë nga Izraeli
24/01 13:17
Top Channel/ Marshimi i Paqes në Elbasan, komunitetet fetare mesazhe të rëndësishme
24/01 12:54
Top Channel/ Parashikimi i motit, në fundjavë rikthehet dielli, edhe temperaturat drejt rritjes
24/01 12:53
Top Channel/ Malltezi në “arrest shtëpie”! Kërkoi shuarjen e masës, Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën
24/01 12:52
Top Channel/ SPAK riheton Dogjanin, GJKKO kthen çështjen. Deputeti i pandehur për fshehje pasurie
24/01 12:51
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz! Lulzim Visha u eliminua në makinë, pasi doli nga banesa
24/01 12:50
Top Channel/ Spitali Onkologjik partneritet me Izraelin/ Rama: Stafi t’i lërë emocionet fëmijërore
24/01 12:19
Top Channel/ 250 mln euro për bujqësinë, kryeministri Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane
24/01 12:18
Top Channel/ Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn. Grupit…
24/01 12:14
Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë
24/01 12:10
Top Channel/ Akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje/Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në SPAK
24/01 12:04
Top Channel/ U qëllua me silenciator 200 m larg shtëpisë, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
24/01 11:50
DIGITALB DIGITALB - OFERTA