Ëshë përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili dy javë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin “Evangelismos” në Athinë. Raporte në mediat greke tregojnë se pavarësisht atij që u duk si një moment stabilizimi, këto duket se do të jenë orë kritike për kleriku grek që e drejtoi kishën shqiptare për gati 33 vjet.