Top Channel/ Pagoi vrasës me pagesë për të eliminuar ish-gruan,Apeli i GJKKO-së liron Alban Bengasin
27/07/2024 17:24

Alban Begasi, që ofroi para për të vrarë ish-bashkëshorten do të lërë qelinë! Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ta lirojë avokatin. Sipas Apelit të GJKKO-së, Begasit i ka mbaruar periudha e dënimit. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, dënoi Alban Bengasin me 1 vit e 4 muaj burg, pasi i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, Blerta Bengasi. Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, rezultoi se Bengasi, është përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Dumanit, ku thuhet se i kishte ofruar atij shumën prej 120 mijë eurosh për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, ndërsa më herët ishte porositur gjymtimi i saj. Bengasi dyshonte se ish-gruaja e tij e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë, dhe për këtë kishte nisur një seri hakmarrjesh ndaj saj, me qëllimin final për ta eliminuar, ndërsa SPAK thotë vetëm që Bengasi ka bërë porosinë për shkak të konflikteve familjare që kishte me të. Ngjarja ka ndodhur në datë 30 janar të vitit 2020, në rrugën “Milhal Grameno”. Blerta Bengasi ka hyrë në automjetin e saj dhe në këtë moment është goditur disa herë me grushte në fytyrë dhe mbrapa koke. Festim Qoli është personi që ia ka ofruar si punë Nuredin Dumanit, i cili gjithashtu i ka mundësuar një takim Dumanit me Alban Bengasin. Dumani ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasi, për të mësuar itenerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, ndërsa i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, pra personi i cili ka goditur Bengasin. Një person tjetër rezulton i përfshirë në hetime, është shoku i Eljo Bitrit, i cili nuk është i identifikuar por akuzohet si ndihmës i tij, pasi ka qenë drejtues i mjetit me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA