Top Channel/ Osmani, cmim për mbrojtjen e vlerave europiane: Vlerësim për popullin e Kosovës!
13/09/2024 15:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri polak Donald Tusk u nderuan me Çmimin Evropian të Medias M100 për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen e demokracisë dhe të vlerave evropiane. Kryetari i Bashkisë së Potsdamit në Gjermani, Mike Schubert, ku u zhvillua dhe ceremonia, i quajti ata "pionierë për një Europë moderne dhe të qëndrueshme". Vetë Osmani e cilësoi këtë cmim një “vlerësim për popullin e Kosovës”. Historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Pavarësisht se sa e brishtë është ndonjëherë, për demokracinë ia vlen gjithmonë të luftohet e se lufta për demokraci nuk është kurrë një luftë individuale, por është një përpjekje kolektive.Ajo na përket të gjithëve ne. Dhe nëse heshtim, nëse tërhiqemi, ndihmojmë në mbjelljen e farave të ndarjes që kërkojnë të rrëzojnë gjithçka që kemi arritur së bashku. Ajo tha më pas për Deutsche Wellen se e sheh këtë cmim mbi të gjitha si njohje për popullin e Kosovës, si një vlerësim të jashtëzakonshëm të luftës së gjatë dhe të vendosur të popullit të saj për liri, demokraci dhe pavarësi.” Osmani u shpreh se ndihet krenare "krenare që me nderimin e saj po nderohet edhe populli i Kosovës dhe arritjet e tij". Të njëjtë gjë pohoi në fjalimin e tij edhe Rudolf Scharping, ish-ministri i mbrojtjes së Gjermanisë gjatë luftës së Kosovës.

Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA