Top Channel/ Orban: Shqipëria në BE! Rama viziton Hungarinë. Nënshkruhen disa marrëveshje
11/10/2024 19:32

Në të dytën vizitë zyrtare në Hungari pas asaj të 2021 kryeministri Edi Rama prej homologut Victor Orban mori një mbështetje të fortë teksa Shqipëria bëhet gati për 15 Tetorin Konferencën e dytë ndërqeveritare me BE. Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta edhe këtë lloj qasje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë dhe jemi shumë krenar që ky moment, vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe Presidencën e Këshillit të BE-së. Kryeministri Edi Rama pasi tha se “Të gjithë e dimë që Viktor Orbán ndoshta është me i lehti për t’i hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë” komentoi rëmdësinë e rajonit në BE. Dëshiroj ta falënderoj kryeministrin Orban për atë që gjithmonë ka thënë që Ballkani Perëndimor është po aq i rëndësishëm për BE-në sa BE-ja për Ballkanin Perëndimor dhe me kërshëri pres që shumë e më shumë gjëra do të bëhen ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë edhe po të mos jetë vetëm në lidhje me gjërat që kanë të bëjnë me Procesin e Berlinit apo me planin e rritjes, por edhe në fushën financiare për aspekte që kanë të bëjnë më të nxënit nga historia dhe për ta gjykuar të tashmen duke u përpjekur që të mos na befasojë e ardhmja. Të dy kryeministrat u ndalën edhe tek zhvillimet ekonomike mes dy vendeve. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit. Ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë. Ne ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze, po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi, pra bëhet fjalë për rreth 350 milionë euro, që është një shifër vërtetë domethënëse për ekonominë tonë dhe është vërtetë mbresëlënës sa i përket performancës së një shteti si Hungaria, gjë që nuk e pret që ta kesh në vendin tënd, pra investime të huaja. Kështu që diskutuam se si mund të arrijmë edhe më shumë në këtë fushë. Gjatë kësaj vizite u nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe e dyta për administratën publike.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA