Top Channel/ Opozitarët “përleshen” mes tyre! Dashnor Sula godet me dosje Kreshnik Çollakun
10/11/2023 15:18

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Komisionin për Çështjet Europiane. Deputetët e opozitës Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja apo Ina Zhupa kanë kërkuar që komisioni të mbyllet, duke mos lejuar që mbledhja të vazhdojë. Në këtë komision po diskutohej miratimi i i Kalendarit të Komisionit për shqyrtimin e paketës fiskale dhe të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2024”. Gjatë zhvillimit të mbledhjes, deputetët kanë ndërhyrë duke përplasur duart mbi tavolinë ndërsa kanë ngritur edhe zërin. “Mbylle mbledhjen”, dëgjohet Bylykbashi dhe të tjerët teksa i drejtohen Etilda Gjonajt. Kjo e fundit tentoi disa herë t’i qetësojë por pa rezultat. Ky është rast i përsëritur nga deputetët pasi kanë penguar mbledhjen edhe në komisione të tjera. Jashtë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes dy deputetëve të opozitës. Sherri ka nisur pasi deputeti Dashnor Sula nga grupi i Gazmend Bardhit e ka quajtur Kreshnik Çollakun, deputet i “Rithemelimit”, “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla. “Jeni bërë dele o Niku”, i thotë Sula deputetit. “Nuk e bën Ina Ramën presidente”, i kthehet Çollaku, për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit. Sula: Unë e kam bërë dhe jam krenar, o kokrra… mos them ndonjë gjë tjetër. Pas daljes nga mbledhja Çollaku i drejtohet ashpër, ndërsa e akuzon se e goditi. Çollaku: Bëj punën tënde, të foli njeri? Mos bëj si trim o dash, e di unë ça je, jo më mu… Sula: Ik tashi. Çollaku: Të bëj kallëzim penal. Palaço, servil legen. Sula: Faleminderit. Çollaku: Legen. Sula: Vazhdo vazhdo… Ai më shan unë asgjë… Çollaku: Deputeti qëllon deputetin. Sula: Ku të qëllova o mashtrus? Çollaku: Servil, palaço. Bën si demokrat opozitar e në darkë të çon mesazhe. Ku i ke tenderat? Sula: O mashtrus.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA