Top Channel/ Opozita, protestë me molotovë/ U shmangën fjalimet, por u sulmuan institucionet
07/10/2024 23:32

Një protestë marshim me seri bombash molotov drejt institucioneve kryesore. Ky ka qenë skenari i protestës së opozitës, që nisi në sheshin përpara kryeministrisë dhe për rreth tre orë u zhvendos në disa pika kyçe të kryeqytetit. Për herë të parë, në protestë u shmang podiumi dhe fjalimet politike e ju dha përparësi akteve të mosbindjes civile. Godina e qeverisë ishte e rrethuar nga forca të shumta të rendit, kur protestuesit hodhën molotov, flakadanë e fishekzjarre, duke i vunë flakën edhe pemëve në bulevard. Policia përdori lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmën. Prej andej deputetët e opozitës udhëhoqën marshimin drejt selisë së partisë socialiste. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi dhe disa kazanëve të mbeturinave. I njëjti skenar u zbatua edhe në selinë e Partisë Socialiste, ku një seri bombash molotov u lëshuan drejt godinës dhe ju vu flaka banderolës në fasadën hyrëse. Sërish policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Ndalesa e radhës ishte pak metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së e më pas në Bashkinë e Tiranës, ku shpërthimet e molotovit lënduan edhe disa punonjës të policisë. Marshimi vijoi për disa orë në rrugët e kryqytetit, ku mosbindja civile u përkthye në thyerje te xhamave të reklamave, dhe zjarrvënie në kazanët e mbeturinave. Në fund, të paktë në numër protestuesit u ndalën në sheshin përpara parlamentit. Skenari edhe atje ishte i njëjtë dhe kundërpërgjigjia gjithashtu. Të paktën 10 punonjës policie u dëmtuan nga sulmet e protestuesve, ndërsa Autoritetet siguruan se kanë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Pas tre orësh, drejtuesit e Partisë Demokratike u rikthyen në seli, prej ku paralajëmruan vijimin e aksionit. Pas dënimit të deputetit Ervin Salianji, opozita njoftoi nisjen e një beteje pa kthim, duke këmbëngulur në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA