Top Channel/ OKB gati “të hyjë” në Gaza: E mbikqyrim ne armëpushimin, problemi është Izraeli!
10/09/2024 11:21

Kombet e Bashkuara shprehen të gatshme të ndihmojnë në mbikqyrjen e një armëpushimi që do t`i jepte fund luftimeve në Gaza, dhe makthit të popullsisë civile, edhe pse sic sqaroi kreu i agjencisë së njohur botërore, ajo nuk do të administrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë territorin e munduar nga konflikti disa mujor, e as nuk ka në planë të dërgojë forca paqeruajtëse atje. Antonio Guterres pohoi për Associated Press se "OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim", por ai vetë nuk beson se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë të organizatës. Mes luftimeve qe vazhdojnë prej 11 muajsh tashmë, shteti hebre akuzoi disa punonjësh të Kombeve të Bashkuara se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që nxiti dhe ofensivën e ashpër të Tel Avivit. OKB-ja ka një mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. “Ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar", ishte komenti i Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse do të bjerë dakord Izraeli”, shtoi ai. Ushtria izraelite kreu edhe gjatë natës sulme ndaj ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA