Top Channel/ Oficeri i policisë ra në humnerë, transportohet drejt Traumës me helikopter
28/05/2022 17:08

Oficeri i Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë është transferuar drejt Traumës në Tiranë. Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit. “Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore. Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar”, shkruhet në postimin e policisë.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA