Top Channel/ Odesa me shqiptarë, varri i rusëve- ekspertët: Përse Moska nuk e ka të lehtë sulmin!
22/03/2022 16:19

Ekspertë të shumtë ushtarakë ndajnë të njëjtin mendim kur vjen fjala tek qyteti i rëndësishëm port ukrainas i Odesës. Ata mendojnë se zona, e kursyer deri më tani nga bombardimet dhe luftimet intensive, me shumë gjasë do të goditet nga forcat e Moskës duke pasur parasysh rëndësinë e saj strategjike dhe simbolike për Ukrainën. Më shumë se gjysma e importeve dhe eksporteve të Ukrainës kalojnë përmes këtij porti, i cili është njëkohësisht qyteti i fundit i madh mes forcave ruse që përparojnë drejt Khersonit në lindje dhe kufirit me Rumaninë anëtare të NATO-s në perëndim. Marrja e Odesës do t'i jepte Moskës kontrollin e të gjithë vijës bregdetare jugore, duke dobësuar rëndë Ukrainën - një objektiv ky të cilin disa strategë ushtarakë e kishin parashikuar në ditët e para të pushtimit, i cili filloi në 24 shkurt. Por BBC thotë se një sulm amfib i rusëve atje, pak shanse ka të ndodhë. Dr Sidharth Kaushal, studiues i fuqisë detare në institutin e ekspertëve të mbrojtjes Royal United Services Institute, mendon se sulmi nga uji i Rusisë do të ishte i vështirë e kjo për shkak se Moska ka aftësi të kufizuara në rajon. Një sulm i tillë, sipas tij, mund të funksiononte vetëm së bashku me një avancim tokësor. Por ndërkohë, trupat në tokë të Rusisë nuk kanë përparuar më, ndaj të paktën në periudhën afatshkurt, sipas Kaushal, një sulm amfib në këtë zonë duket i pamundur. Ai shton se Rusia mund ta përdorë forcën e saj detare si një lloj "mashtrimi", që t`i detyrojë ukrainasit të angazhojnë më kot një numër të madh trupash për mbrojtjen e Odesës, dhe të mos i dërgojnë në zona të tjera ku ka nevojë, si Mykolaivi.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA