Top Channel/ Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë, sulmet shkatërrojnë çdo gjë
06/10/2023 18:56

Dita e dytë e sulmeve rezultoi fatale për Ukrainën, pasi shpërthimet me raketa i morën jetën një 10-vjeçari dhe gjyshes së tij, teksa la të paktën 28 persona të tjerë të plagosur. Harkivi zona e goditur sërish një ditë më parë shënoi të paktën 50 viktima si pasojë e agresionit rus, ndërsa sot banorët vendas po përjetojnë sërish momente tmerri. Punonjësit e shpëtimit po luftojnë për shuarjen e zjarreve pranë automjeteve të djegura. Të dëmtuara kanë mbetur ndërtesat në epiqendrën e sulmeve nga dy raketa. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi sulmin si një shembull tjetër të terrorit rus, njëkohësisht konfirmoi viktimat. Banorët kanë mbetur të tmerruar pas shpërthimeve që ndodhen në një moment kur numri i lëvizjeve të civilëve është më i lartë. Në bilancin e bërë deri më tani, brenda 24 orëve sulmet ruse i morën jetën në total 52 personave, përfshirë edhe fëmijë. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre të dërguar nëpër qendra mjekësore. Kremlini, ka mbajtur një qëndrim të prerë pas akuzave për sulmet, duke pretenduar se forcat ruse nuk synojnë civilët në Ukrainë. Sulmi provokoi zemërim nga udhëheqësit perëndimorë, ndërsa Kombet e Bashkuara deklaruan se veprimet me raketa mund të përbëjnë krim lufte. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA