Top Channel/ Nobel i i Paqes 2021, Rusia shpall laureatin “agjent të huaj”!
02/09/2023 15:11

Më pak se dy vjet pasi Kremlini e lavdëroi për marrjen e Nobelit të Paqes, Dmitry Muratov, njëri prej gazetarëve më të njohur të Rusisë, iu shtua listës ruse të agjentëve të huaj, vendim ky që merret zakonisht merret kundër kritikëve të Kremlinit. Muratov, kryeredaktor i gazetës së pavarur ruse Novaya, e fitoi cmimin prestigjoz në 2021-shin. Etiketimi si agjent i huaj sjell vec të tjerash me vete edhe rrezikun e bastisjeve policore dhe masave tjera të ashpra nga ana e autoriteteve ruse. Muratov është ende në Rusi, por shumë shtetas të tjerë rusë të shënjestruar në të njëjtën mënyrë e kanë braktisur vendin që kur Moska nisi luftën në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar. Argumenti i dhënë prej ministrisë ruse të Drejtësisë ishte se Muratov ka “krijuar dhe shpërndarë material të prodhuar nga agjentët e huaj dhe e ka përdorur për të përhapur opinione negative mbi politikat e jashtme dhe të brendshme të Rusisë”. Sipas ligjit rus, individët dhe organizatat që marrin fonde prej jashtë, mund të shpallen agjentë të huaj, e kjo potencialisht ua dëmton besueshmërinë në radhët e publikut rus. Ata që shpallen agjentë të huaj duhet patjetër ta përmendin këtë status në botimet e tyre. Gazeta Novaya dhe Muratov njihen në mbarë botën për raportimet hulumtuese që Kremlini shpesh i ka parë si kritika ndaj tij. Muaj më parë, Muratov e ka vënë në ankand Çmimin e tij Nobel, duke thënë se 103.5 milionët e fituar do t’i dërgonte si ndihma për fëmijët refugjatë nga Ukraina.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA