Top Channel/ Njihuni me ishullin e veçantë dhe historinë e tij, ka vetëm 20 banorë e miliona shpendë
04/12/2024 23:20

Në një distancë rreth 40 kilometrash nga pjesa më veriore e Islandës ndodhet ishulli Grimsey, i karakterizuar nga dritat veriore, me shumë pak banorë e me miliona shpendë detar. Ky ishull rreth 6.5 kilometra katrorë është pjesa e vetme e Islandës që ndodhet brenda Rrethit Arktik. Deri në vitin 1931, e vetmja mënyrë për të shkuar në Grimsey ishte nga deti me një varkë të vogël që dërgonte letra vetëm dy herë në vit. Por tashmë ishulli ka një aeroport dhe fluturimet zgjasin vetëm 20 minuta nga qyteti Akureyri. Megjithatë janë të shumtë ata që udhëtojnë me varkë në kërkim të aventurës. Kafshët nuk mungojnë në Grimsey por mbizotërojnë zogjtë e panumërt të detar. “Nuk do ta besoni, por vetëm 20 njerëz jetojnë në këtë ishull” tha Halla Ingolfsdottir, guida turistike lokale. Ingolfsdottir u rrit në Islandën Juglindore por filloi të kalonte shumë kohë në Grimsey pasi vizitonte motrën e tij e cila ishte martuar me një vendas.“Unë rashë në dashuri me këtë ishull” tha ai. “Natyra në këtë ishull është mbresëlënëse! Ju shikoni yjet natën në qiell por në shohim dritat e veriut.” shtoi Ingolfsdottir. Grimsey nuk ka spital apo stacion policie por në rast emergjence Roja Bregdetare merr masa. Shtëpitë në ishull janë të pakta dhe shumica e tyre shërbejnë si bujtina për turistët. Vendbanimi i njohur si Sandvik përfshin gjithashtu një qendër komunitare për gjëra të domosdoshme. Në ishull ndodhet gjithashtu një dyqan i vogël ushqimor që hapet vetëm një orë çdo ditë si dhe një restorant. Emri i ishullit lidhet me një kolon norvegjez të quajtur Grimur, i cili besohet të ketë lundruar nga rajoni Sogn i Norvegjisë Perëndimore. Referenca e parë e njohur për Grimsey daton në vitin 1024, e regjistruar në Heimskringla, një histori e lashtë islandeze. Që nga viti 2009, Grimsey është pjesë e komunës së Akureyrit.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA