Top Channel/ Njerëzit e vitit! Time përzgjedh Zelenskyn, ndërsa Forbes: Von der Leyen
07/12/2022 18:18

Në një vit të shënuar nga trazira ekonomike, lufta në Ukrainë dhe pandemia e vazhdueshme Covid-19, dy nga revistat më prestigjioze Time dhe Forbes kanë zgjedhur njerëzit më me ndikim gjatë këtyre 12 muajve. Revista Time ka përzgjedhur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si njeriun e vitit 2022. Ndërsa të tjerë pretendentë për titullin në këtë revistë përfshinin protestues në Iran, udhëheqësin e Kinës Xi Jinping dhe Gjykatën e Lartë të SHBA. Por Redaktori i revistës tha se vendimi ishte më se i qartë duke parë ato se cfarë ka ndodhur këtë vit. "Në një botë që kishte ardhur duke u përcaktuar nga përçarja e saj, pati një bashkim rreth kësaj kauze, rreth këtij vendi," shkroi Edëard Felsenthal. Revista tha se Zelensky kishte frymëzuar ukrainasit dhe ishte njohu ndërkombëtarisht për guximin e tij në rezistencën ndaj pushtimit rus. “Suksesi i Zelenskit si lider i kohës së luftës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës”, thuhet në deklaratë. Nga ana tjetër revista Forbes ka përzgjedhur Ursula Von Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian si gruan më të fuqishme në botë. Vitin e kaluar, von der Leyen ishte në vendin e 8-të në listën e Forbes të 100 grave më të fuqishme në botë. Këtë vit, ajo qëndron në vendin e parë si rezultat i mbështetjes së saj të fortë dhe vendimtare për Ukrainën, si dhe udhëheqjes së saj të vazhdueshme në sjelljen e Evropës përmes pandemisë së koronavirusit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA