Top Channel/ Një vit nga mbërritja e afganëve/ Në Shëngjin në pritje të largimit
27/08/2022 12:04

Pas rënies së Kabulit në duart e Talebanëve, e disa ditë pritje e diskutime të gjata me SHBA mesnatën ne 27 Gushtit 2021 në Shqipëri mbërriti avioni i parë me 121 afganë. Qeveria shqiptare caktoi si koordinatore të këtij operacioni humanitar ministren e punëve të jashtme Olta Xhaçka. Në muaj në vazhdim numri afganëve të strehuar në Shqipëri shkoi 2400. Fillimisht u akomoduan në qytetin Studenti në Tiranë dhe Durrës. Miqtë afganë në ditët e para të tyre në Shqipëri vlerësuan këtë ndihmë të Shqipërisë duke i mik-pritur. Për ta Shqipëria ishte stacioni i parë i një jete të sigurtë, larg mbretërimit të Talebanëve. Shumica e afganëve që mbërritën në vendin tonë u strehuan në Shëngjin. Në pritje për të shkuar në Amerikën e madhe këtu në shëngjin gjetën një Amerikë të vogël me të cilën përballeshin çdo ditë. Top Channel shkoi në Shëngjin për tu takuar e kuptuar se çfarë është duke ndodhur, plot një vit nga mbërritja e tyre, Tashmë janë 700 afganë që kanë mbetur në Shqipëri në pritje për të shkuar në destinacionit final, SHBA ose Kanada. Në Shëngjin mes pushuesve afganët i dallon vetëm nga veshja. Janë më të pakët në numër e vijojnë rutinën e përditshme, të pa shqetësuar nga muzika në sfond, zhurmat e fëmijëve që lahen në pishinë, apo vajzat me bikini. Vendi më i përshtatshëm për tu takuar me miqtë afganë është ky mjedis i kthyer në bibliotekë dhe qendër koordinimi. Disa qëndrojnë përpara kompjuterëve, disa të tjerë lexojnë libra, ndërsa këto vajza përpiqen të avancojnë me gjuhën angleze. Abdul Sattar AMINI ka mbaruar studimet për mjekësi dhe prej 10 muajsh ndodhet në Shëngjin. “Unë punoj këtu në një klinikë mjekësore për afganët. Merrem me përkthime. Kjo është një gjë e mirë për vijimin e studimeve. Njerëzit në Shqipëri janë tejet të respektueshëm. Na kanë ndihmuar pafund. Nga klinika jonë çojmë shumë pacientë afganë në spitalin e Lezhës. Ata ndihmojnë njerëzit tanë pa u kursyer. Planet tona janë të shkojmë në SHBA. Jemi në proces shqyrtimi. Pres të shoh çdo ndodhë më pas. Është një pikëpyetje. Nuk e di“- tha ai për Top Channel. E ndërsa 1700 afganë tashmë janë larguar për në SHBA, Top Channel ka mësuar se qeveria shqiptare është angazhuar të shqyrtojë kërkesat për azil të atyre të cilët nuk do të mund të kualifikohen për vizat amerikane P1, P2 dhe SIV. Hasina është punësuar si koordinatore e kësaj qendrës së koordinimit. Ajo është një inxhiniere softwerësh. Megjithëse është disa mijëra kilometra larg Afganistanit dhe e sigurtë, preferon të intervistohet duke mos ia treguar fytyrën. Frika lidhet me familjen e saj në Afganistan.

Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA