Top Channel/ Një president ish-futbollist. Mikheil Kavelashvili pritet me protesta në Gjeorgji
14/12/2024 23:14

Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u zgjodh president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet që e votoi po forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në Bashkimin Evropian. 53 vjeçari Kavelashvili ishte i vetmi kandidat në fletëvotim dhe fitoi lehtësisht votën duke pasur parasysh kontrollin e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” në kolegjin elektoral me 300 vendesh, që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2017. Një ish-futbollist profesionist, Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen ta fusin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit ndërsa zhvillohej procedura e votimit për presidentin e ri. Partia Ëndrra Gjeorgjiane është zotuar të vazhdojë të punojë për anëtarësimin në BE, por gjithashtu dëshiron të “rivendos” lidhjet me Rusinë. Vendimi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protestat e qytetarëve që vazhdojnë ende.

Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
Top Channel/ Befason Trump, kritikon Putinin për luftën e Ukrainës: Po shkatërron Rusinë!
22/01 13:55
Top News- Operacioni ‘Muri i hekurt’ / Izraeli zbarkon në Bregun Perëndimor, vr*ten 10 palestinezë
22/01 13:52
Top Channel/ “Projektet vdekjeprurës”, The Times: Pse Trump kërkon të rimarrë Kanalin e Panamasë?
22/01 13:12
Top Channel/ Trump, megainvestim tek teknologjia: 500 miliardë USD për Inteligjencën Artificiale!
22/01 12:29
DIGITALB DIGITALB - OFERTA