Anisa Selenica, stërmbesa e Alush Lleshanakut, një figurë e rëndësishme kundër komunizmit në historinë e Shqipërisë, me punën e saj në televizionin amerikan ABC7, nuk harron të shkuarën e familjes. Njohuritë në media, Anisa po i investon në një film për dikaturën nisur nga përjetimet e dhimbshme të gjakut të saj. “Nona Xhona është internuar. Ka qënë 2 muajsh kur është larguar i ati dhe 8 vjec kur vdiq. Për nona Xhonën po e bëj filmin” (qan) E lindur dhe e rritur në Chicago, vizita e 26 vjecares në Shqipëri ka vetëm një qëllim: të ndërkombëtarizojë historinë e shqiptarëve përmes artit. “Dua që zëri I shqiptarëve të dëgjohet kudo. Të dinë të gjithë vuajtjet që kanë kaluar në komunizëm. Mua nëna më thoshte kur isha e vogël se nuk mundeshin të punësoheshin, nuk kishin një jetë normale, kishte ditë që nuk hanin bukë, as fruta asgjë. Mua më ka ngelur kjo se më preket zemra, edhe kur jam me barkun e mbushur, nuk e lë kurrë ushqimin pa mbaruar. Familjarët e mi kanë vuajtur shumë”. Përpjekjet e stëgjyshit të saj për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës e mbiemri Lleshanaku që ishte një mallkim në biografi për atë kohë, këto ndodhi të cilat duken të pabesueshme për të rinjtë e demokracisë; Anisa këmbngul ti rikthejë në vemendje në ndricimin e narrativave historike të një të kaluare të errët. ‘Do tregojmë të shkuarën përmes historisë së familjarëve të mi, sepse edhe gjyshi nga babi Tomorr Selenica ka vuajtur shumë”. Në mbështetje të Anisës për projektin “Një udhëtim drejt lirisë”, janë edhe miqtë e saj producentë amerikanë, teksa kërkon ndihmë financiare me ëndrrën për t’u kualifikuar në Oscar. “ Mamaja ime është nga Pakistani, ndërsa babi nga Kenia. Ju bashkova menjëherë projektit të Anisës sepse historitë tona janë deri diku të ngjashme, vuajtjet që nuk mbarojnë. Kam shumë besim që me përkushtimin që po japim e misionin për të rrëfyer të vërtetën e të shkuarës; filmit “journey to freedom” do i jepen mundësi në festivale kinematografike botërore”. “Unë kam pyetur shumë familjen, pastaj në shkollë kisha kureshtje për historinë e Ballkanit por nuk flitej shumë në Amerikë. Ndaj dua të konkurroj në OSCAR me këtë film. Të mësojnë të rinjtë mbi të kaluarën, jo vetëm për Shqipërinë por të nxiten e të pyesin në familjet e tyre edhe për origjinën nga vijnë, si është fituar liria”.