Një sherr me sende te forta mes disa tw rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.