Top Channel/ Nis hetimi për “Wisdom”, Ish-rektori: Denoncova skandalin, më falsifikuan firmën
19/09/2024 15:55

Me zbulimin e skemës së shitjes së diplomave false nga universiteti privat Wisdom nga drejtësia Italiane, Prokuroria e Tiranës njofton nisjen e hetimeve. Mirëpo ish rektori i kolegjit Lush Përpali, i dorëhequr për shkeljet ligjore të hasura në këtë institucion arsimor në dhjetor të 2023, në një intervistë për top channel tregon se ka denoncuar skandalin më herët, para se të bëhej publik, duke ngritur një padi të përbashkët me akademikun Bajram Hysa. Më 1 korrik jam thirrur në prokurori. Kam deponuar që ka diploma false, pastaj kam bërë vetë edhe në 15 korrik kallëzim, ku kam vënë në dijeni edhe kryeprokurorin. Top Channel mëson se lëvizja e parë e ndërmarrë pas dyshimeve për vërtetësinë e diplomave të universitetit Wisdom është kryer nga ambasada italiane në shqipëri, që I drejtohet ministrisë së arsimit e cila ja pason për verifikim kolegjit privat. Ky është dokumenti ekskluziv ku ambasada kërkon informacion nëse kishte vlerë ligjore program i masterit të edukimit special në Wisdom. Dhe përgjigja ishte që ky program as nuk është bërë as nuk bëhet. Nuk e di ku i kanë bërë pazaret pronarët, ne ata studentë nuk i kemi njohur. Që nga formati i diplomës, ishte qesharak, një fletë formati me nota 9-10, po kush I vendosi këto nota? Nuk është bërë program kurrë dhe unë nuk kam firmosur. Më kanë bërë me stampë! Falsifikimi i firmës së profesorit Përpali nuk është realizuar vetëm nga ky institucion arsimor privat ku ka qënë I punësuar, por skandali thellohet më tej pasi emri I tij është përdorur edhe nga zyra noteriale për të legalizuar këto certifikata të pavlefshme. Noterja ka deklaruar se unë kam qënë prezent për të legalizuar diplomën e filanit, pa qënë asnjëherë aty. Dhe e bënte këtë që të merrnin vulën apustile në ministrinë ejashtme!!

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA