Top Channel/ Nis gjyqi në Rusi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
02/10/2024 23:28

Katër gazetarë rusë dolën të mërkurën para një gjykate në Moskë nën akuzën se kanë punuar për organizatën kundër korrupsionit, e themeluar nga politikani i ndjerë opozitar, Alexei Navalny, e shpallur nga autoritetet organizatë ekstremiste, në vitin 2021. Antonina Favorskaya, Artyom Kriger, Sergey Karelin dhe Konstantin Gabov u arrestuan në fillim të këtij viti dhe ndaj tyre u ngrit akuza për bashkëpunim me një organizatë ekstremiste. Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen me deri në gjashtë vjet burg. Të katër gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat. Gjyqi, i cili po mbahet me dyer të mbyllura, është rasti më i fundit në përpjekjet e shumta të Kremlinit për të shtypur mospajtimet. Këto përpjekje kanë arritur nivele të pashembullta pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, para më shumë se dy vitesh. Autoritet kanë goditur politikanë opozitarë, gazetarë të pavarur, aktivistë dhe qytetarë e të thjeshtë, që janë kritikë ndaj Kremlinit. Qindra prej tyre janë burgosur dhe janë përballur me akuza penale. Mijëra të tjerë janë larguar nga vendi nga frika e përndjekjes nga autoritetet. Zoti Navalny ishte kundërshtari më i ashpër dhe më i njohur i Presidentit Vladimir Putin. Ai ka bërë fushatë pandërprerë kundër korrupsionit në Rusi. Në muajin shkurt, zoti Navalni vdiq në një burg në Arktik ndërsa kryente një dënim prej 19 vitesh. Ndaj tij rëndoni shumë akuza, përfshirë edhe atë se udhëhiqte një grup ekstremist, akuza që ia i kishte hedhur poshtë si të motivuara politikisht. Gazetarët Favorskaya dhe Kriger kanë punuar për faqen e pavarur të internetit “SotaVision”, që mbulon protestat dhe proceset politike. Gabov është producent që ka punuar për disa organizata mediash, përfshirë agjencinë e lajmeve ‘Reuters’. Gazetari Karelin është video gazetar që ka punuar për agjenci të ndryshme perëndimore, duke përfshirë agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Ndërsa dërgoheshin për në dhomën ku do të mbahej seanca gjyqësore, një grup i mbështetësve i përfshëndeti ata duke i duartrokitur.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA