Top Channel/ Nis fushata në Kosovë, politika zbret në terren, mesazhet e ditës së parë
11/01/2025 20:14

Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit. Koalicioni AAK-NISMA ditë e parë të fushatës e nisi me homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj u shpreh se pikënisja për çdo gjë është Prekazi. DEK Ramush Haradinaj – kandidat për kryeministër, koalicioni AAK-NISMA Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, për liri e për demokraci, prej këtu nisemi drejt parlamentit të Kosovës. Zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe mirëqenia më e mirë e qytetarëve të Kosovës qenë premtimet në ditën e parë të fushatës nga Bedri Hamza, kandidatit për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës. DEK Bedri Hamza – kandidat për kryeministër, Partia Demokratike e Kosovës Vizioni im për një Kosovë më të fuqishme ka në themel hapjen e vendeve të reja të punës, ka edhe rritjen e pagave në sektorin privat përmes rritjes së mbështetjes për biznese. Me ndryshimin si mision, Lidhja Demokratike e Kosovës e hapi fushatën zgjedhore. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku nuk u rezervua në kritikat për qeverisjen në shkruaje. DEK Lumir Abdixhiku – kandidat për kryeministër, Lidhja Demokratike e Kosovës Le tu themi qartë, le tu themi thjeshtë, le tu themi zëshëm nga kjo sallë, nëpër çdo cep të Kosovës, le tu themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent. E partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e nisi fushatën në Gjakovë me lëvdata për punën e qeverisë se udhëhequr prej tyre, duke kërkuar edhe një mandat tjetër. DEK Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës Të dashur të pranishëm, për rininë e kemi punësimin, për gratë barazinë, për fëmijët i kemi shtesat, për opozitën e kemi opozitën, për Serbinë e kemi policinë e ushtrinë e dialogun. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.

Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
Top News -SHBA kritikon aksionin e Kosovës. ‘Nuk u pyetëm për mbylljen e strukturave paralele serbe’
16/01 11:31
DIGITALB DIGITALB - OFERTA