Top Channel/ Nga Kosova, në krye të SHISH! Rama propozon Hysenin, ish-drejtuese e shërbimit sekret
17/03/2023 19:44

Frenat e drejtimit të inteligjencës shqiptare pas dorëheqjes të Helidon Bendos pritet ti marrë një grua, nëse emri i saj do të pranohet nga presidenti Bajram Begaj. Ajo është Vlora Hyseni ish zëvendës drejtore e agjencisë së sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e premte me një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj. Fillimisht kabineti kryeministrit tha se ishte një takim rutinë punë ndërsa presidenca dha zerro njoftim për qëllimin e takimit. Por në fakt qëllimi takimit ishte zëvendësimi drejtorit të SHISH. Disa orë më vonë kryeministri Rama tha se “ “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar”. Me këtë propozim kryeministri thotë se ka besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar. Zonja Hyseni e cila si këshilltare e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur një profil tejet të ulët, më 1 Korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”. Në këtë post Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Asnjëherë nuk u bënë publike arsyet e vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e saj nga kjo detyrë. Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, e komentoi largimin e Hysenit nga AKI si skandal, paranojë, papërgjegjësi të Albin Kurtit. Në Shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeminisrtit Edi Rama. Sipas ligjit për shërbimin informativ shtetëror paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Natyrshëm edhe me bekimin e partnerëve sidos atyre stacionuar në rrugën e Elbasanit, kontribues e bashkëpunues me SHISH.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA