Top Channel/ Nga janari, 9 turistë humbën jetën/ Të përfshirë në disa incidente, shumica perëndimorë
10/06/2023 19:33

Falë potencialit të madh turistik të vendit tonë tashme Shqipëria nuk vizitohet vetëm gjatë verës nga të huajt por gjatë gjithë vitit. Atraksione tashmë janë dhe lumenjtë për rafting, malet për hiking apo edhe qytetet historike. Por është vërejtur se bujaria e natyrës nuk është shoqëruar edhe me kujdes nga institucione të ndryshme për të instruktuar turistët për të pasur kujdes për jetën e tyre sidomos ata që ushtrojnë sporte. Nga të dhënat e marra nga policia e shtetit është vërejtur se gjatë këtij viti 9 të huaj që kanë ardhur për turizëm në vendin tonë kanë humbur jetën. Rasti më i fundit u shënua 8 qershor ku një 55-vjeçare polake humbi jetën në Durrës pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli. Rasti më i rëndë i humbjes së jetës së turistëve u shënua më 9 maj në Valbonë. Dy vajza, një belge dhe një franceze duke kaluar në këmbë nga Thethi drejt Valbonës pa udhërrëfyes u rrëzuan në humnerë dhe humbën jetën. Në të njëjtin vend e në të njëjtën rrethanë një vit më parë kishte humbur jetën një turist gjerman. Jetë turistësh kanë marrë edhe lumenjtë. Në Kanionet e Osumit më 11 maj u mbyt një turist holandez ndërsa në Kanionet e Langaricës më 31 mars u mbyt një 66-vjeçare gjermane ndërsa bashkëshorti i saj mundi të shpëtojë. Për fat të keq jetë të humbura kemi dhe nga aksidentet rrugore. Më 9 maj automjeti ku udhëtonin një çift turistësh gjermanë u përplas përplas me një automjet tip trajler që drejtohej nga një serb. Për pasojë ka humbur jetën gruaja ndërsa u plagos burri që ishte pasagjer në mjet.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA