Top Channel/ Nëse miratohet rezoluta e Srebenicws, hapet “kutia e Pandorës”, diskutimi Vuçiç – Dodik
17/05/2024 21:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten në Beograd me Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska. Ndër temat kryesore për të cilat biseduan ata ishte edhe një rezolutë për Srebrenicën, e cila pritet të dalë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj. “Tema kyçe e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Republikës Sërpska, si dhe reagimi i mbarë popullit serb për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, shkroi Vuçiç në rrjetin social Instagram. Vuçiç tregoi gjithashtu se e ka njoftuar Dodikun “për përpjekjet që Republika e Serbisë po bën për t’i mbrojtur interesat jetike dhe kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare”. Vuçiç përsëriti se miratimi i një rezolute të tillë “do të thotë hapje e kutisë së Pandorës për të ardhmen, duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”. “Presidenti Dodik më informoi për bisedimet që pati në Budapest me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe perspektivat e mëtejshme për zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Sërpskas”, thuhet në njoftim Ai shtoi se Dodiku e paralajmëroi se miratimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë do të kishte “pasoja katastrofike për marrëdhëniet brenda Bosnje e Hercegovinës”. Një propozim-rezolutë, i iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj. Propozim-rezoluta, mes tjerash, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”. Udhëheqësit e tyre mohojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, pavarësisht faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur si akt të tillë vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në korrik të vitit 1995. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA