Top Channel/ Në Mariupol, “gjueti gazetarësh”:“Forcat ruse, me lista emrash- na ndiqnin”!
22/03/2022 14:09

Rusët na gjurmonin; kishin lista emrash, përfshirë dhe emrat tanë dhe ndiqnin personat e shënuar aty: Mstyslav Chernov reporter i Associated Press në Mariupol rrëfeu për The Guardian sesi është të rrëfesh të vërteën e një qyteti të rrethuar e të bombarduar pa pushim. “Kemi dkumentuar rrethimin e Mariupolit nga trupat ruse, për më shumë se dy javë shprehet ai dhe jemi gazetarët e vetëm ndërkombëtarë të mbetur ende këtu. Ishim bllokuar në një spital, mjekët na kanë dhënë vëshje të bardha që të hiqeshim si personel mjekësor. Ushtarë ukrainas erdhën me urdhra të qarta të na ndihmonin për t`u larguar prej andej. Rrezikuan jetën e tyre për ne”, shprehet Chernov. Oficeri që na u lut t`i rrëfenim botës të vërtetën e Mariupolit, na u lut këtë radhë që të largoheshim prej andej. “Nëse rusët ju kapin, do t`ju detyrojnë të thoni përpara kamerës se cdo gjë që keni filmuar këtu është e rreme, dhe gjithcka që keni bërë deri më sot për këtë qytet, do të shkojë dëm”, u shpreh ai. Lufta e informacionit vazhdon njëkohësisht me betejën në terren. Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda , publikoi një ditë më parë një artikull në të cilin citonte Ministrinë ruse të Mbrojtjes të thoshte se gati 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Por vetëm disa minuta më vonë, ky artikull u fshi nga faqja, ndërsa u tha se ai ishte rezultat i një hakimi dhe se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA