Top Channel/ Në garë me kohës, katër ditë pas tërmetit në Marok! Të mbijetuarit strehohen në çadra
12/09/2023 22:56

Shpresat kanë nisur të zbehen për të mbijetuarit në Marok, pas tërmetit të së premten, ku kanë humbur jetën më shumë se 2900 persona shumica e tyre në fshatrat e largëta të Maleve të Atlasit të Lartë. Katër ditë pas tragjedisë ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë të gërmojnë nën rrënojat e ndërtesave tashmë të shkatërruara. Pas lëkundjeve 6.8 të tokës, personat që arritën të mbijetonin u strehuan fillimisht në ambiente të hapura, por më pas u dërguan në kampet përkatëse. Kryqi i Kuq bëri thirrje për më shumë se 100 milionë dollarë ndihmë për të përmbushur nevojat bazike në vendin e Afrikës së Veriut. Nevoja më e madhe paraqitet në fshatrat malorë të largët, ku ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë të mbërrijnë. Në ato zona ende nuk dihet shifra e saktë e viktimave për shkak të mungesës së ekipeve përkatëse. Shpëtimtarët, kamionët e ndihmave dhe vullnetarët privatë vazhduan të udhëtonin drejt fshatrave të goditura në ultësirat Spitalet janë të tejmbushura me pacientë, pasi 5500 marokenë kanë mbetur të lënduar nga pasojat e tërmetit. Njëkohësisht në zonat provinciale janë ngritur spitale në çadra për t’i dhënë ndihmat pacientëve. OKB-ja vlerësoi se më shumë se 300,000 persona janë prekur, përfshirë më shumë se 100 mijë fëmijë, një e treta e tyre fëmijë, nga ngjarja e fuqishme sizmike që goditi pak pas orës 23:00 kur shumica e familjeve ishin në gjumë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA