Top Channel/ Në banka, 11 mld euro kursime/Në 2022 depozitat u shtuan me 525 mln euro, gjysma e 2021
03/02/2023 19:41

Kursimet e shqiptarëve në banka kanë arritur nivele rekord në fund të dhjetorit në mbi 1.27 trilionë lekë apo rreth 11 miliardë euro sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Me gjithë situatën e vështirë ekonomike si pasojë e krizës së çmimeve, depozitat bankare shënuan një rritje në vlerë me mbi 61 miliardë lekë, apo më shumë se 525 milionë euro para të kyçura në banka. Megjithatë, kjo shifër rezulton ndjeshëm më e ulët se ajo në vitin 2021, kur depozitat e individëve, bizneseve e institucioneve të tjera u shtuan me 103 miliardë lekë, gati dyfish më shumë se vitin e shkuar. Rritja e kursimeve këtë periudhë është udhëhequr nga depozitat në valutë që kanë parë një zgjerim të konsiderueshëm duke u ngjitur në fund të dhjetorit të shkuar në 725 miliardë lekë. tab 2 depozitat sipas monedhes E kundërta ka ndodhur me kursimet në lekë që shënuan një tkurrje përgjatë 12 mujorit të kaluar duke zbritur në 551 miliardë lekë, nga 552.2 miliardë lekë që ishin në vitin 2021. Thuajse të gjitha qarqet e vendit kanë parë një rritje të nivelit të depozitave bankare vitin që lamë pas. Listën e kryeson Tirana me nivelin më të lartë të kursimeve të mbyllura në banka dhe vitin e kaluar depozitat u zgjeruan ndjeshëm. Pas saj, renditen Durrësi, Vlora dhe Elbasani.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA