Top Channel/ Ndihmë angleze për drejtësinë! Trajnim për çështjet e pastrimit të parave
24/05/2024 19:36

Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE, Britania e Madhe është rreshtuar si një mbështetëse dhe financuese e rëndësishme e reformës në drejtësi. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar detaje të tjera të qëllimit të vizitës së shkurtër të Lord Cameron në Tiranë ku ishte planifikuar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani dhe krerët e institucioneve të reja të drejtësisë. Por nuk u realizua pas largimit të rrufeshëm, nga Shqipëria e marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë nga ku kryeministri Rishi Sunak vendosi datën 4 Korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Krahas ndihmës që Britania do të japë në ndërtimin e hekurudhës Prishtinë- Durrës, vizita e Lord Cameron synonte edhe çuarjen përpara të ndihmës britanike për institucionet e drejtësisë shqiptare. Top Channel mësoi se bëhet fjalë një programi i ri i financuar nga qeveria britanike. Do të shërbejë për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në të avancuarin me çështjet që lidhen me hetimin e më pas gjykimin për pastrimin e parave, gjetjen dhe sekuestrimin e pronave të atyre shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Sikurse pala britanike do të ndihmojë Drejtorinë e Policisë Kriminale me bazë logjistike dhe ekspertizë në lutën me krimin e organizuar dhe intensifikimin e hetimeve të atyre që organizojnë nga Shqipëria dërgimin e emigrantëve drejt El-Dorados shqiptare Anglisë. Në funksion të kësaj pakete ndihme për drejtësinë dhe policinë shqiptare Top Channel mëson se të martën e ardhshme do të mbërrijë në Tiranë Lord Justice Dingemans-Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze për të shpalosur, ndihmën e “Zyrës Britanike të Drejtësisë”. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit Shqipëri Britani e Madhe është edhe SPAK. Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, SPAK pritet të marrë nga National Crime Agency “Agjencia Kombëtare britanike kundra Krimit” listën e të gjithë të hetuarve nga kjo agjenci më pas të dënuar, me synimin e hetimeve në Shqipëri për të evidentuar pasuritë me qëllim konfiskimi me prejardhje kriminale.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA