Top Channel/ Nafta rritet sërish, Emiratet: OPEK-u të shtojë prodhimin!
10/03/2022 14:07

Çmimet e naftës u rritën sërish mes pështjellimit të krijuar mbi reagimin e prodhuesve kryesorë, nëse do të ndihmojnë ata apo jo për të plotësuar boshllëkun e furnizimeve nga Rusia. Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë BBC, u duk se po i shtynin anetaret e OPEC-ut të rrisnin prodhimin, por më pas ministri i tyre i energjise, ndërhyri duke i shuar shpresat se dicka e tillë mund të ndodhte vërtet. Kuotimi i arit të zi pësoi një rritje me 3%, pas rënies së ndjeshme prej 17% që pati të mërkurën. “Tregu i naftës është krejtësisht i hutuar”, thotë analisti Stephen Innes. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderë të tjerë janë zotuar të përpiqen të lehtësojnë presionin e cmimeve mbi familjet. Për këtë arsye, zyrtarë amerikane kanë qenë në bisedime me prodhuesit e naftës dhe e kanë vendosur theksin tek shtimi e furnizimit. “Ne favorizojmë rritjen e prodhimit dhe do të inkurajojmë OPEC-un të marrë në konsideratë nivele më të larta të tij”, u shpreh ambasadori Yousuf Al Otaiba në një deklaratë të postuar në Tëitter nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington. Por ministri i Energjisë, Suhail al-Mazrouei tha më vonë se shteti i Gjirit mbeti i përkushtuar ndaj marrëveshjes ekzistuese të prodhimit mujor të OPEC, e cila rregullon sasinë e naftës së papërpunuar që prodhohet nga vendet anëtare. Çmimet e naftës janë rritur më shumë se 30% që nga 24 shkurti, duke mberritur kete jave në 139 dollarë për fuçi. Të mërkurën, nafta ra në rreth 106 dollarë, por mëngjesin e sotëm pati momente qe nisi te tregtohej përsëri me rreth 114 dollarë.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA