Top Channel/ “Mungesa e opozitës, problem”/ Përplasjet në Parlament, Gonzato: Opozita të angazhohet!
30/10/2024 21:03

Gjatë intervistës për Top Channel, ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato tregon edhe bisedat me opozitën dhe maxhorancën. “Mungesa e opozitës është vërtet problem. Dhe kjo është diçka që e kam diskutuar disa herë, edhe me disa përfaqësues të opozitës. I kam thënë edhe qeverisë se duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente”, thotë diplomati i Brukselit. Gazetari: Pas disa muajsh bashkëpunim mes Partisë Socialiste dhe opozitës, sërish parlamenti ka hyrë në një kapitull të ri problemesh. Situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, mendoni se ka pasoja në procesin e integrimit në BE? Ambasadori: Arsyeja pse i lejova vetes të komentoja për marrëdhëniet mes forcave politike në Shqipëri është pikërisht kjo. Sepse procesi i anëtarësimit, siç e them shumë shpesh, nuk është një proces teknokratik. Nuk është diçka që negociohet nga ekspertët në Bruksel. Është një ndryshim shoqëror. Kërkon realisht reforma thelbësore. Kjo është arsyeja pse e quajmë këtë grup kapitujsh “themeloret”, sepse ka të bëjë vërtet me themelet e shoqërisë. Dhe për mua, por jo vetëm për mua, për Brukselin, është e rëndësishme që kur diskutoni për këto reforma të gjitha pikëpamjet të përfaqësohen, të gjitha pikëpamjet të diskutohen në tryezë. Pra, mungesa e opozitës është vërtet problem. Dhe kjo është diçka që e kam diskutuar disa herë, edhe me disa përfaqësues të opozitës, duke u bërë thirrje që të angazhohen dhe të jenë pjesë e diskutimit, sepse duhet t’i kemi. I kam thënë edhe qeverisë se duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Ata duhet të sigurohen që ky proces të jetë në pronësi jo vetëm të qeverisë apo të shumicës, por të të gjithëve, të të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë civile, biznesit dhe gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA