Top Channel/ Mungesa e marrëveshjes së grurit, OKB: Shumë persona mund të humbin jetën nga uria
21/07/2023 21:56

Rritja e çmimeve të drithërave pas vendimit të Rusisë për të mos rinovuar marrëveshjen e grurit ukrainas kërcënon që miliona njerëz të përballen me uri, ku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara kjo situatë do të sjellë edhe vdekje. Rusia është larguar nga marrëveshja për drithërat të hënën, duke arsyetuar se kërkon që t’i përmirësojë kushtet për eksportet e saj të produkteve ushqimore dhe plehrave për bujqësi, duke akuzuar se produkti nuk është fërguar drejt vendeve të varfra. Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit janë rritur me 5.4 për qind. Këto kosto pritet të ndjehen akoma më shumë nga familjet e vendeve në zhvillim, ndërsa pasojat e rënda do të përjetohen në 363 milionë persona nga 69 shtete me nevoja për ndihmë humanitare. Marrëveshja kishte për qëllim ta zbuste krizën globale të ushqimit duke i lejuar drithërat ukrainase të eksportoheshin në mënyrë të sigurt. Marrëveshja për drithërat është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për ta luftuar krizën ushqimore globale, të përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë. OKB-ja raportoi se nga marrëveshja për drithërat përfituam shtetet e varfra, pasi çmimet për produktet ushqimore pësuan 23 për qind ulje.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA