Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh. Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.