Televizionet ruse publikonin sot pamje të ushtarëve ukrainas që pretendohej se ishin dorëzuar në betejen per qytetin jugor të Mariupol. Sot presidentët e katër vendeve kufitare me Rusinë kishin ardhur në Kiev për të treguar mbështetje për Ukrainën. Ministria ruse e mbrojtjes tha se 1,026 ushtarë të brigadës së 36-të të Marinës, përfshi dhe 162 oficerë, kishin “ulur armët në mënyrë vullnetare” pranë fabrikës Ilyich. Ministria ukrainase e mbrojtjes tha se nuk kishte informacion për dorëzimin ndërsa komanda ushtarake tha se forcat ruse kishin sulmuar zonën industriale të Azovstal dhe portin e qytetit. Mariupol është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse për të vënë nën kontroll rajonin lindor të Donbas. Kryebashkiaku tha se 21,000 civilë kanë vdekur ndërsa rreth 100,000 mbeten në Mariupol në pritje të evakuimit. Kapja e qytetit do të shënonte marrjen e lidhjes tokësore mes republikave të vetë-shpallura të Donetsk e Luhansk në Donbas, dhe Krimesë. Pamje: AFP