Top Channel/ Molotov, zjarr e flakë, militantët e PD përleshen me Policinë. Digjet selia e PS
07/10/2024 23:26

Ka zgjatur rreth tre orë protesta e opozitës, e shoqëruar me molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, u mbajt pa fjalime. Mbështetësit e opozitës, me në krye deputetët e grupit parlamentar e nisën tubimin nga Kryeministria, aty ku mes pankartave e brohorimave u hodhën molotovë drejt goditës. Si pasojë pemët pranë Kryeministrisë morën flakë, por zjarrfikëset dhe policia morën masa të menjëhershme. Më pas protestuesit, mes makinave dhe duke bllokuar trafikun, u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste, ku situata u tensionua. Disa molotovë u hodhën drejt selisë, duke bërë që godina të marrë flakë. Pas selisë së PS, deputetët marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, aty ku u hodhën disa molotovë me radhë, të cilat rrezikuan shumë protestues dhe efektivë të policisë. Në një deklaratë, policia tha se dhjetë policë janë dëmtuar, ndërsa nga pamjet duken që disa protestues u përfshinë nga flakët. Destinacioni i fundit ishte Kuvendi, por policia nuk i lejoi të grumbulloheshin. Drejt protestuesve u hodh gaz lotsjellës, i padurueshëm për protestuesit, duke i detyruar të shpërndaheshin në drejtime të ndryshme. Disa prej tyre u ndjenë keq dhe u shoqëruan me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. Gjatë marshimit protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, stacionit të autobusit, posterave anash rrugës, thyen xhama, bllokuan trafikun dhe nuk lejonin autobusët apo ambulancat të kalonin.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA