Ndryshe nga rutina mantel bardhët këtë herë nuk po bëhen gati për punë, por për protestë. Përfaqësues të të gjitha kategorive të sistemit shëndetësor janë mbledhur para qeverisë për të kërkuar pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pagat, që do t’ua mundësonte rritjen e pagave dhe vlerësimin e barabartë të tyre.