Mira Murati, drejtuese për teknologjinë në organizatën OpenAI, njoftoi se ka vendosur të largohet nga firma e inteligjencës artificiale. Kjo lëvizje e saj vjen në një kohë kur gjatë këtij viti, kompaninë e kanë braktisur shumë drejtues të lartë. Në njoftimin e përcjellë përmes një shkrimi në rrjetin X, Murati megjithatë dha një shpjegim të përgjithshëm për vendimin e saj.