Top Channel/“Miqësia Turqi-Shqipëri e palëkundur”, Presidenti Erdogan flet pas vizitës në Tiranë
12/10/2024 22:00

Në përfundim të vizitave në Tiranë dhe Beograd, presidenti Erdogan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion, gjatë kthimit për në Turqi. Ai e ka cilësuar vizitën në shqipëri si konfirmim të miqësisë së palëkundur mes dy vendeve, ndërsa theksoi si mjaft të rëndësishme hapjen e xhamisë së Namazgjasë që do tu shërbejë 8000 besimtarëve në Tiranë. Duke e cilësuar vizitën si jashtëzakonisht produktive dhe të suksesshme, Erdogan deklaroi se me kryeministrin Edi Rama ka shkëmbyer ide për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe çështjet globale, e veçanërisht për luftën në lindjen e mesme. “Ne u përcollëm vëllezërve tanë në Shqipëri, përshëndetjet e kombit tonë të dashur dhe të afërmve të tyre në Turqi” deklaroi presidenti Erdogan, duke shtuar se gjatë takimeve në vendin tonë u theksua vendosmeria për të luftuar bashkërisht kundër organizatave terroriste. Presidenti tha se në Tiranë u bë hapja e Xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e ndërtuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Dijanetit. Duke folur për stacionin e dytë të turit të tij në Ballkan, vizitën në Serbi, ku u mbajt takimi i katërt i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, Erdogan tha se u Nënshkruan 11 marrëveshje dhe u theksua qëllimi i përbashkët për rritjen e shkëmbimeve tregtare. Presidenti turk bëri të ditur se gjatë takimeve në serbi theksoi mbështetjen për procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në sigurimin e stabilitetit dhe paqes së përhershme në Ballkan.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA