Top Channel/ Minus 200 mln euro financime të huaja. Investime në infrastrukturë, mbetën në mes
20/12/2023 19:25

Gjatë 2023-it investimet publike janë realizuar me më pak fonde të huaja. Qeveria ka ndryshuar nëpërmjet akteve normative dy herë buxhetin gjatë këtij viti. Në të dyja herët financimet nga donatorët e huaj janë rishikuar me ulje. Financimet e huaja për investime publike në total janë ulur nga 45.66 miliardë lekë në fillim të vitit, në 25.3 miliardë lekë, gati 50%. Në aktin e parë normativ, financimi i huaj u reduktua me 13.1 miliardë lekë, ku më të prekurat ishin projektet në infrastrukturë me 9 miliardë lekë më pak. Këto përfshijnë projekte si ndërtimi i rrugës Qukës – Qafë Pllocë, disa projekte për modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit, si dhe një projekt madhor mbështetje për energjinë. Të prekura janë edhe disa projekte në transportin hekurudhor. Në aktin e dytë normativ, financimi i huaj u reduktua me 7.2 miliardë lekë. Në relacion qeveria bën me dije se nuk u arritën të disbursoheshin 4.1 miliardë lekë për ministrinë e mbrojtjes në investimin që do bëhej në repartin ushtarak të Tiranës për forcat e luftimit, ndërsa 1. 7 miliardë lekë nuk iu akorduan sërish Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Qeveria rriti vlerën e shpenzimeve kapitale gjatë këtij viti duke akorduar 12 miliardë lekë më shumë për projektin e Rindërtimit. Ndërkohë shprehet se ka mbështetur me fonde të brendshme projektet rrugore, projektet e ujësjellësve, si dhe projektet e AKSHI-t, në programin e-qeverisja.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA