Top Channel/ Ministrat e G7-tës, marrëveshje historike për taksën ndaj korporatave
05/06/2021 16:41

Është cilësuar si historike marrëveshja e arritur nga Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës mbi vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale. gjatë samiti në Londër, ata u zotuan për vendosjen e një takse ndaj korporatave që do të ketë një nivel minimal prej 15 për qind. Kompania të mëdha e të njohura si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e atyre që do të preken nga kjo taksë. Nisma ka një qëllim të qartë. Vendimi mund të bëjë që miliarda dollarët e përftuar prej qeverive nga kjo lëvizje, do ti ndihmojnë ato të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19. Marrëveshja – e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë – do t’u bëjë presion që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak. Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës, por mund të hapin degë të tyre në shtetet që kanë taksa relativisht të ulëta për korporatat, dhe po aty deklarojnë edhe fitimet.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA